Caktoni që telefoni juaj të kyçet automatikisht
Dëshironi ta mbroni telefonin tuaj nga përdorimi i paautorizuar? Përcaktoni një kod
sigurie dhe caktoni që telefoni juaj të bllokohet automatikisht kur nuk po e përdorni.
1 Zgjidhni dhe
Security
>
Device lock
.
22
Përdorimi fillestar
2 Zgjidhni
Security code
dhe futni një kod sigurie (të paktën 5 karaktere). Mund të
përdorni numra, simbole dhe germa të vogla dhe të mëdha.
Ruajeni kodin e sigurisë sekret dhe në një vend të sigurt larg nga telefoni juaj.
Nëse e harroni kodin e sigurisë dhe nuk mund ta rimerrni, të dhënat tuaja fshihen
përpara se të mund të përdorni sërish telefonin. Nëse keni vendosur numrin e
herëve që mund të fusni kodin e gabuar të sigurisë, telefoni juaj fshin të dhënat
tuaja personale dhe rivendoset në cilësimet fillestare pas përpjekjes së fundit.
Nëse nuk e keni kufizuar numrin e herëve, telefoni kërkon shërbim përpara se të
mund të përdoret sërish.
3 Zgjidhni
Autolock
dhe përcaktoni një kohëzgjatje pas së cilës telefoni kyçet
automatikisht.
Zhbllokoni telefonin tuaj
1 Shtypni butonin e energjisë dhe rrëshqitni nga jashtë ekranit me prekje drejt
ekranit. Mund të rrëshqitni nga çdo drejtim.
2 Futni kodin e sigurisë dhe zgjidhni
OK
.
Këshillë: Mund të prekni ekranin dy herë dhe të rrëshqitni nga jashtë ekranit drejt
ekranit.
Këshillë: Kur përditësoni softuerin e telefonit tuaj duke përdorur aplikimin për
kompjuter Nokia Software Updater, gjuha në tastierën tuaj virtuale vendoset në
gjuhën e parazgjedhur. Nëse kodi i sigurisë përfshin karaktere që nuk janë pjesë e
tastierës virtuale, zgjidhni
, më pas rrëshqitni majtas ose djathtas përmes
tastierës për të ndryshuar gjuhën e tastierës virtuale në atë që përdorët kur krijuat
kodin e sigurisë.
Këshillë: Nëse keni përcaktuar një person të besuar, nëse e harroni ndonjëherë kodin
e sigurisë tuaj, mund tua dërgoni kodin atyre në një mesazh tekst. Zgjidhni
Device
lock
>
Trusted person
>
Select trusted person
dhe një kontakt nga lista. Nëse
ndryshon numri i telefonit të personit të besuar në listën e kontaktit, nevojitet që ta
ndryshoni atë manualisht