Transmetoni ose shkarkoni video nga interneti
Mund të shkarkoni ose transmetoni video me valë nga shërbimet e përputhshme të
videove në internet. Kur transmetoni një video, mund të filloni ta shikoni shpejt pas
fillimit, nuk keni pse të prisni që të shkarkohet njëherë e gjithë videoja.
Zgjidhni dhe kërkoni për një video.
Luani një video
Zgjidhni një video. Për të përdorur kontrollet e luajtësit të videos, prekni ekranin.
66
Muzikë dhe video
Disa video mund të transmetohen nga ajri, por disa të tjera duhet të shkarkohen
fillimisht në telefonin tuaj. Shkarkimi vazhdon në sfond nëse e mbyllni aplikimin.
Videot e shkarkuara ruhen në Videos.
Këshillë: Merrni video të reja nga Dyqani Nokia. Për të mësuar më shumë rreth Dyqanit
Nokia, vizitoni www.nokia.com/support.
Përdorimi i shërbimeve ose shkarkimi i përmbajtjes mund të shkaktojë transferimin
e sasive të mëdha të të dhënave, që mund të sjellë kosto të trafikut të të dhënave.