
Rreth shokëve në linjë
Mund të bashkoni të gjitha përditësimet e statusit të vendosur nga shokët tuaj në
shërbimet e rrjeteve sociale në një pamje të vetme. Fidet nga aplikimet e rrjeteve
sociale tuaja shfaqen në pamjen Ngjarjet. Gjithashtu mund të komentoni mbi
përditësimet e statusit të miqve tuaj. Nëse lidhni profilet e shokëve tuaj në linjë me
hyrjet e tyre në listën e kontakteve tuaj, përditësimet e statusit të tyre shfaqen në
kartëvizitat në listën e kontakteve tuaj.
Përdorimi i shërbimeve të rrjeteve sociale kërkon mbështetje nga rrjeti.
Për informacion rreth tarifave të transmetimit të të dhënave, kontaktoni me
siguruesin e shërbimit tuaj.
Shërbimet e rrjetit social janë shërbime të palëve të treta dhe nuk sigurohen nga
Nokia. Kontrolloni cilësimet e privacisë të shërbimit të rrjetit social që po përdorni,
pasi mund të ndani informacione me një numër të madh personash. Kushtet e
përdorimit të shërbimit të rrjetit social zbatohen për ndarjen e informacioneve në atë
shërbim. Njihuni me kushtet e përdorimit dhe praktikat e privacisë të atij shërbimi.