Nokia N9 16GB - Ruani informacionin e vendndodhjes te fotografitë dhe videot tuaja

background image

Ruani informacionin e vendndodhjes te fotografitë dhe videot tuaja
Nëse ndonjëherë dëshironi të gjeni të gjitha fotografitë ose videot që përputhen me

një vendndodhje të veçantë ose përpiqeni të kujtoheni se ku e keni bërë një fotografi

të veçantë apo regjistruar një video, mund të caktoni që telefoni juaj të regjistrojë

automatikisht vendndodhjen dhe shtoni etiketë gjeografike te fotografitë ose videot

tuaja.

GPS përdoret për të regjistruar koordinatat e vendndodhjes tuaj. Etiketimi gjeografik

i konverton koordinatat në etiketë në vendndodhjeje me informacion, për shembull,

me shtetin dhe qytetin. Ky është një shërbim i rrjetit dhe mund të rezultojë në kosto

të të dhënave.

Informacioni i vendndodhjes mund të mos jetë i disponueshëm në të gjitha rajonet.

Zgjidhni .

Mund t'ju duhet të aktivizoni GPS para se të aktivizoni etiketimin gjeografik.

Aktivizoni GPS dhe etiketimin gjeografik

1 Prekni zonën e cilësimeve dhe zgjidhni

Use GPS

.

Mund të nevojiten shumë minuta për të marrë koordinatat e vendndodhjes tuaj.

Disponueshmëria dhe cilësia e sinjaleve GPS mund të ndikohen nga vendndodhja

juaj, ndërtesat, pengesat natyrore dhe nga kushtet e motit. Kjo veçori kërkon

shërbim nga rrjeti.

2 Zgjidhni

Use geotags

.

Këshillë: Gjithashtu mund të shtoni ose modifikoni më vonë etiketimet gjeografike

në Gallery.

Informacionet e vendndodhjes mund t'i bashkëngjiten një imazhi ose klipi video, nëse

informacioni është i disponueshëm. Informacioni i vendndodhjes mund të bëhet i

dukshëm për palë të treta, nëse imazhet ose klipet video do të ndahen.