
Bërja e një fotoje
Zgjidhni .
Zgjidhni dhe mbani . Fokusi përqendrohet kur shfaqet një drejtkëndësh me ngjyrë
blu. Për të bërë foton, ngrini gishtin. Mos e lëvizni telefonin para se fotografia të ruhet
dhe telefoni të jetë gati për një foto të re.
Zmadhoni ose zvogëloni
Përdorni tastet e volumit.
Fokusohuni te një objekt ose zonë specifike
Prekni objektin ose zonën në ekran.
Fokusi me prekje është gjithmonë i aktivizuar. Sidoqoftë, nuk është gjithmonë i
disponueshëm në regjimet peizazh ose sport.
Kur bëni një fotografi, mund ta rikrijoni pa humbur pikën e fokusit.
Rikrijoni një fotografi ndërsa jeni duke e bërë
1 Për të kyçur fokusin, zgjidhni dhe mbani . Fokusi përqendrohet kur shfaqet një
drejtkëndësh me ngjyrë blu.
2 Rikrijoni fotografinë.
3 Për të bërë foton, ngrini gishtin.
Këshillë: Për ta shënuar një fotografi si të preferuar menjëherë pasi ta keni bërë,
zgjidhni , prekni ekranin për të treguar shiritin e veglave dhe zgjidhni . Më vonë
mund ta gjeni fotografinë në skedën në Gallery.
Me veçorinë e gjurmimi të fytyrës, ju mund të bëni foto të qarta të fytyrave të
njerëzve. Ajo e optimizon fokusin, rregullimin e ngjyrave dhe ekspozimin dhe vizaton
drejtkëndësha rreth fytyrave gjatë lëvizjes së tyre. Nuk është i disponueshëm në
regjimet peizazh, sport, natën dhe makro.
68
Kamera dhe Galeria

Ndezja ose fikja e gjurmimit të fytyrave
Prekni zonën e cilësimeve dhe aktivizoni ose çaktivizoni
Face detection
.
Nëse prekni ekranin për të lëvizur fokusin, gjurmimi i fytyrës çaktivizohet. Për ta
riaktivizuar atë sërish, prekni në mes të ekranit. Gjurmimi i fytyrave riaktivizohet kur
e ktheni kamerën nga një pamje tjetër.
Fotografitë dhe videot e tjera të bëra me telefonin tuaj ruhen në Gallery. Për të hapur
Gallery, zgjidhni .