Njoftim i softuerit me burim të hapur
Ky produkt përfshin softuerë të caktuar me burim të hapur.
Kushtet ekzakte të licensave, deklaratave të mospranimit të përgjegjësisë, pranimeve dhe njoftimeve jepen në materialet
e pajisura me këtë produkt. Nokia ofron t'ju pajisë me kodin burim sipas përshkrimit në liçensën e zbatueshme. Vizitoni
harmattan-dev.nokia.com, ose dërgoni një e-mail te sourcecode.request@nokia.com ose një kërkesë me shkrim në:
Source Code Requests
Nokia Corporation
P.O.Box 226
FI-00045 Nokia Group
Finland
Kjo ofertë është e vlefshme për një periudhë prej tre (3) vitesh nga data e shpërndarjes së këtij produkti nga Nokia.
Informacioni për produktin dhe sigurinë 109
Duke dërguar një kërkesë, ju jepni pëlqimin tuaj që Nokia (ose palë të treta në emër dhe nën autoritetin e drejtpërdrejtë të
Nokia-s) do të përpunojnë të dhënat tuaja personale. Përpunimi do të kryhet për qëllimin e kërkesës dhe detyrat në lidhje
me të. Arsyeja kryesore për ruajtjen e këtyre të dhënave është që të vërtetojë respektimin e kushteve të licencës. Përpunimi
i të dhënave do të kryhet në përputhje me udhëzimet e Nokia-s dhe ligjet në fuqi.